Poloni – Makina thyen traun, një fije peri i ndan nga përplasja me trenin (Video)

Një makinë në të cilën udhëtonin 4 persona, për një fije peri, shmangu përplasjen me një tren shpejtësie.Duke injoruar të gjitha rregullat e qarkullimit makina theu traun që ndalonte kalimin e makinave në kryqëzimin ku kalonte dhe treni në Koszalin të Polonisë. Ngjarja është regjistruar të hënën e 7 gushtit.
Autoritetet e hekurudhës bënë publike imazhet për të rritur sensibilizimin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.Fatmirësisht shoferi dhe tre pasagjerët nuk pësuan dëmtime, ndërsa makina pësoi dëmtime në pjesën e prapme të saj.
Injorimi i shenjës së ndalimit në postbllok për shkak se do të kalojë treni është një ndër shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve bëjnë të ditur autoritetet e hekurudhës. Kompania ka nisur një fushatë “Kalimi i sigurtë ndalon rrezikun” që ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të drejtuesve të makinave për rrezikun që u kanoset nëse nuk respektojnë rregullat në këto kryqëzime.