Prekëse: Kur ta shikoni këtë video, shumë telashe do t’i harroni!? (Video)
Në Stamboll të Turqisë me rrethinë jetojnë afro 100 mijë refugjatë sirianë. Issa është njëri nga ta.
Në vend se të ishte në shkollë, ai duhet të rri ulur në beton, e të luaj në flautin plastik me taste. Shpeshherë është i veshur keq e i zbathur. Ndërsa, një reportazh prekës për jetën e tij në rrugët e Stambollit e ka bërë CNN.
“Atje gjuajnë me armë. Atje është ISIS-i”, thotë Issa.
Ndonëse i uritur, ai ia ofron gazetarit gjysmë portokalli që e fitoi nga një kalimtar.
Flauti i shërben për të tërheq vëmendjen e kalimtarëve që t’i japin ndonjë monedhë. Ndonjëherë kështu ia del të fitojë 10 dollarë në ditë. Por, meqë në Turqi është ilegale të kërkosh lëmosh, ai shpesh ikë kur afër kalojnë policët.
Kur e shikoni këtë video, mbase shumë probleme të juaja do të harrohen, nëse e merrni parasysh jetën e këtij vogëlushi.
Shumica e refugjatëve sirianë janë në Liban, Jordani, Irak dhe Turqi. UNHCR kërkon 58.6 milionë dollarë për të ndihmuar 990 mijë refugjatë gjatë këtij dimri.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë