Magazina

Shfaqet vrima misterioze, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur

Hector Thompson dhe nëna e tij Michelle ishin duke ecur në qytetinTonopah në Arizona, kur ata vunë re një vrimë të pazakontë në tokë.
Pranë vrimës së thellë rreth 10 metra nuk kishte shenja paralajmëruese, as që vrima në tokë ishte mbuluar me ndonjë gjë, transmeton KTVK.

Një ekip televiziv e lëshoi kamerën në vrimë dhe zbuloi se ajo është e mbushur kryesisht me mbeturina.

Ajo është e vendosur në tokën që në vitet pesëdhjetë ishte në posedim të Administratës së Aviacionit Federal të SHBA-së, dhe tani përdoret nga Zyra e Menaxhimit të Tokës.

Administrata Federale e Aviacionit tha se nuk e ka gërmuar gropën, ndërsa përfaqësuesit e Byrosë thanë se ata nuk e dinë se për çka është përdorur kjo vrimë.

Është konsultuar gjithashtu një ekspert i puseve, i cili mendon se nuk është fjala për pus.

Related Articles

Back to top button