Si të bëni vetë vaj rozmarine, ideal për flokët dhe celulitin
Nuk është aq e vështirë sa e keni menduar të dashura femra! Vaji i rozmarinës është një ndër vajrat me përdorimin më të gjerë në kozmetikën botërore në ditët e sotme. Gjithashtu dhe ndikimin që ka në sistemin imunitar dhe mendor.
Përbërësit:
1 tufë rozmarinë
1 filxhan vaj të pastër (ulliri, susami, bajameje ose jojoba)
Përgatitja:
Fillimisht këpusni gjethet nga kërcejtë dhe grijini hollë me thikë. Në vazhdim, merrni një tenxhere të vogël, mbusheni me ujë (jo plot) dhe vëreni në zjarr (në temperaturë mesatare), pastaj vendosni mbi të një tas prej qelqi (banjë mari), në mënyrë të tillë që tasi të mos prekë ujin. Mandej shtoni vajin e bazës bashkë me gjethet e grira të rozmarinës. Sapo të shikoni që vaji po ngrohet vijoni me përzierjen e përbërësve. Mos e lini të ziejë për asnjë çast, përkundrazi, hiqeni nga zjarri, kullojeni dhe lëreni të ftohet.
Aplikimi
Aplikojeni në rrënjët e flokëve tuaj për disa orë ose përgjatë gjithë natës. Pastaj lahuni si gjithmonë. Gjithashtu, në rast se keni probleme me celulitin, përhapeni në pjesët problematike dhe bëni masazh me lëvizje nga poshtë-lart, derisa të përthithet plotësisht nga lëkura.
Vetitë e vajit të rozmarinës
*Lufton humbjen e flokëve, pasi rrit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.
*Forcon, zgjat dhe hidraton flokët
*Errëson ngjyrën e flokëve, kryesisht thinjat në fazat e para.
*Ka veprim antiseptik dhe antibakterial
*Eleminon celulitin
*Shënim: Vaji i rozmarinës nuk është i përshtatshëm për gratë shtatzëna.