Magazina

Vajza tenton të bëjë selfie, bie nga ura më e lartë

Një vajzë nga Kalifornia ka rënë nga ura 18 metra e lartë ndërsa tentoi të bëntë selfie. Policia raportoi se ajo ishte me një grup miqsh që po ecnin në urë dhe ajo u rrëzua kur po bënte disa fotografi.

Vajza, e cila nuk është identifikuar është dërguar menjëherë në spital sepse kishte mbetur pa ndjenja. Mjekët kanë thënë se ajo ka pësuar një plagosje në krahun e saj dhe disa kocka i janë thyer, gjë që do të ketë nevojë për ndërhyrje.

Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla, dhe policia ka marrë masa që të mos hyjnë më njerëz në urë pasi mund të shkaktojë edhe vdekje. Të rinjtë joshen nga pamjet e urës rreth 220 metra të gjatë dhe kërkojnë të bëjnë foto për rrjetet sociale, por tashmë do të ndalohen rreptësisht./ora news/

Related Articles

Back to top button