Vjedhja më e madhe në Japoni
Drejtori i një banke të vogël në Japoni mori një mesazh kërcënues në dhjetorin e vitit 1968, sipas të cilit i kërkohej të paguajë tre milionë Jen, 2.5 milionë dollarë dhe nëse nuk i paguan, kërcënuesit do i shpërthenin shtëpinë me lëndë plasëse. Menjëherë drejtori njoftoi policinë, e cila rrethoi shtëpinë dhe mori në mbrojtje drejtorin dhe familjarët.
Por, asgjë nuk ndodhi. Përkundrazi, ishte një ditë e qetë, si gjithë ditët e tjera.
Me datë 10 dhjetor, makina e bankës në fjalë po transportonte tre milionë jen, sigurisht e shoqëruar nga forca policore.
Gjatë rrugës, një polic e ndalon makinën ku trasportoheshin paratë, bashkë me makinat shoqëruese dhe u tregon se shtëpia e drejtorit të bankës ishte shpërthyer dhe se objektivi i dytë ishin makinat që transportonin paratë. Në atë çast, shpërtheu dhe një tymuese nga poshtë makinave, gjë e cila i siguroi policët se ishte momenti i shpërthimit. Të alarmuar ata braktisën makinat, ndërkohë që polici ngjitet në makinën e parave dhe ia shkel gazit duke u zhdukur, pasi nuk ishte polic i vërtetë. Sigurisht që nuk pati as një shpërthim të makinave, madje as të shtëpisë së drejtorit. Gjithçka kishte qenë thjesht një mashtrim.
Japonia shpenzoi 12 milionë jen gjatë hetimeve, por asgjë nuk u zbulua. Sendi i vetëm që u gjet si provë ishte motori që kishte përdorur hajduti i veshur si polic, të cilin e kishte lyer që të dukej si motor policie. I dyshuari i vetëm ishte djali i të zotit të motorit, i cili u gjet i vdekur pesë ditë pas vjedhjes së parave, më saktë ishte helmuar me cyanide. Sipas policisë ishte vetvrasje dhe emri i tij u fshi nga lista e të akuzuarve, pasi nuk u gjet asgjë që mund ti çonte tek paratë.
Më vonë u gjet dhe makina e parave, e cila i çoi hetime deri në 120 lidhje të ndryshme, asnjëra prej tyre nuk rezultoi e suksesshme, pasi mesa duket ishin vënë me qëllim që të humbasin gjurmën.
Në këtë krim, u morën për të dyshuar mbi njëqind mijë persona me të cilët u morën 170 policë dhe hetues, por pa asnjë rezultat.
Rasti në fjalë është regjistruar si vjedhja më e madhe e pazbuluar në Japoni.
Jo gjithmone ku ka tym ka dhe zjarr e bume