10 këshilla për të mësuar një gjuhë të huaj, nga një njeri i thjesht që flet nëntë
Matthew Youlden flet nëntë gjuhë në mënyrë shumë të qartë dhe kupton edhe shumë të tjera. Ja disa këshilla nga ai se si të mësoni një gjuhë të huaj:
1. Duhet të dish pse e bën atë
Kjo mund të duket e thjeshtë por nëse nuk ke një arsye të mirë për të mësuar një gjuhë, ka pak gjasa të mbetesh i motivuar gjatë gjithë kohës.
2. Gjejë një partner
Matthew ka mësuar disa gjuhë së bashku me vëllain e tij binjak Michael (ata përvetësuan për herë të parë një gjuhë të huaj, greqishten, kur ishin vetëm tetë vjeç. Edhepse ndoshta nuk ke një motër ose vëlla për të të ndihmuar, të kesh një mik do të ndihmojë që të nxitni njëri tjetrin përpara për tu përpjekur pak më shumë.
3. Fol me vete
Kur nuk ke dike tjetër me kë të flasësh, s’ka asgjë të keqe të flasësh me vete.
4. Le të jetë e qëndrueshme
Nëse qëllimi jot që në fillim është komunikimi, ka gjasa që të humbësh në tekste librash. Të flasësh me njerëz do ta mbajë të mësuarin në nivel të qëndrueshëm
5. Argëtohu me të
Të përdorësh gjuhën tënde të re në çfarëdo forme, është një akt kreativ. Të dy vëllezërit kanë praktikuar greqishten duke shkruar dhe incizuar këngë.
6. Vepro si fëmijë
Kjo do të thotë të përpiqesh të mësosh ashtu si mësojnë fëmijët. Atyre ju mungon vetëdija që bëjnë gabime gjatë tentimit për të mësuar gjuhën, prandaj rrezikojnë.
7. Largohu nga zona e komoditetit
Dëshira për të bërë gabime do të thotë të jesh gati të fusësh vetën në situata që mund të jenë të sikletshme dhe të turpshme. Kjo mund t’ju frikësojë por është mënyra e vetme për tu zhvilluar dhe për tu përmirësuar.
8. Dëgjo
Duhet të mësohesh të dëgjosh përpara se të flasësh. Çdo gjuhë duket e çuditshme kur e dëgjon për herë të parë por sa më shumë që e ekspozon veten ndaj saj aq më familjare bëhet ajo, dhe aq më e lehtë për tu folur duket.
9. Vështro njerëzit kur flasin
Gjuhë të ndryshme kërkojnë lëvizje të ndryshme të gjuhës, buzëve dhe fytit, Shqiptimi është sa psikologjik aq edhe fizik.
10. Spikat
Si të veproni? A ka ndonjë formë të përshtatshme për të mësuar? Matthew rekomandon që pavarësisht se cilat mënyra i përdorni për të mësuar një gjuhë, ju duhet të praktikoni gjuhën tuaj të re çdo ditë.