MagazinaReligjioni

Cili është më i dhunshëm? Bibla apo Kurani!

Pas një analizimi të dy librave ka rezultuar që ‘Testamenti i Vjetër’, apo Bibla, është dyfish më i dhunshëm sesa Kurani.
Gjatë analizimit të këtyre librave është vërejtur që vrasjet dhe shkatërrimet janë përmendur dhe kanë ndodhur më shpesh në Bibël sesa në Kuran.

Kjo analizë apo studim është bërë nga inxhinieri softuerik Tom Anderson.

“Ideja për këtë projekt ka lindur duke i marrë parasysh debatet publike që bëhen vazhdimisht për terrorizmin dhe Islamin, e që shpeshherë Islami akuzohet si një fe shumë e dhunshme krahas religjioneve tjera”, thotë ai.

Për kryerjen e kësaj analize ai e kishte programuar një softuer të quajtur ‘Odin Text’, dhe i kishte analizuar dy Biblat që gjenden, Testamentin e Ri dhe atë të Vjetrin, e gjithashtu edhe një version anglisht të Kuranit nga viti 1957, shkruan Independent.

Softuerit  i kishte marrë kohë vetëm 2 minuta që t’i lexoj këta libra dhe t’i analizoj që të tre.

Ai i kishte karakterizuar fjalët në 8 emocione – Gëzim, Parashikim, Zemërim, Neveri, Pikëllim, Befasi, Frikë/Shqetësim dhe Besim.

Softueri i tij kishte treguar që Bibla kishte pasur përqindje më të lartë të fjalëve që kanë të bënë me Zemërim, dhe kishte shumë më pak Besim sesa Kurani.

Analizat e mëtutjeshme kishin zbuluar që Testamenti i Vjetër është shumë më i dhunshëm sesa Testamenti i Ri, dhe më shumë se dyfish i dhunshëm sesa Kurani.

“Nga 3 tekstet, përmbajtja e Testamentit të Vjetër del që është më e dhunshmja.

Vrasjet e shkatërrimet e ndryshme ishin përmendur shumë më shpesh në Testamentin e Ri (2.8%) sesa në Kuran (2.1%), por qartësisht që Testamenti i Vjetër prin i parë me një përqindje prej 5.3%, përqindje e cila është më shumë se dyfishi i Kuranit.

Gjithashtu dua të cek se Testamenti i Ri dhe i Vjetër, si dhe Kurani, nuk janë të vetmet literatura në Islam, Krishterim dhe Judaizëm, prandaj nuk duhet të keqkuptohemi”, ka rrëfyer Anderson.

Related Articles

Back to top button