Magazina

Dje ishte ditë dimri, por çfarë moti na pret në vijim?

Dita e djeshme solli një ulje drastike të temperaturave që u shoqërua me reshje bore në zonat malore dhe me reshje shiu lokale, në pjesën më të madhe të vendit.

Meteoalb bën me dije parashikimin e motit për ditët e ardhshme.
E MARTE: orët vijuese sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në pjesën më të madhe të vendit por zonat lindore mbeten me vranësira të shpeshta e reshje të pakta.

E MERKURE: Kthjellime e vranësira të lehta dominojnë thuajse gjithë vendin por vranësira të shpeshta e reshje të pakta do ketë ekstremin Verior dhe Verilindor në orët e para të ditës. Pasditja sjell kthjellime e vranësira të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira të dukshme do ketë në zonat Lindore deri në mbrëmje kur moti rikthjellohet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2 – 3°C do të shënojnë vlerat termike të mesditës.

Related Articles

Back to top button