Dua të plakem me ty: Një video fantastike që të gjitha çiftet duhet të shikojnë
Herë pas here kemi shkruar artikuj plot këshilla për çiftet. Si të flirtojnë, si të përmirësojnë lidhjen e tyre, sekretet e një lidhje të suksesshme etj. Por duke parë këtë video një gjë na vjen në mendje.
Të gjithë duhet të kuptojmë se sa i mrekullueshëm është njeriu që kemi në krah, njeriu të cilit duhet t’i tregojmë dashurinë tonë në çdo moment.
Është gati e pabesueshme kur në fillim të çdo lidhjeje mendon se do të kalosh jetën me një njeri, do të plakesh së bashku me të.
Me siguri që video e mëposhtme përmes figurës thotë shumë më shumë seç mund të shkruhet me fjalë.
Ajo fillon me një shprehje të Albert Einstein: “Një fotografi nuk bëhet kurrë e vjetër. Unë dhe ti ndryshojmë, njerëzit ndryshojnë gjatë muajve dhe viteve, por fotografia mbetet gjithmonë e njëjtë”.
Shikoni video e mëposhtme dhe do të kuptoni më mirë…
https://youtu.be/1Y4_BivnrwM