Duhet të dëgjosh zemrën, apo mendjen?
Përpara se të dëgjosh zemrën, merr disa minuta kohë për ta lënë mendjen që të “pajtohet”.Ti je i ndarë mes dy zgjedhjeve: njëri është me rrezik dhe tjetri është i sigurtë. Opsioni i rrezikshëm të josh të bësh një blerje të shpejtë on-line. Edhe pse ti e di se është më shumë nga sa mund ose duhet të harxhosh, koha po skadon, në lidhje me disponueshmërinë e mallit. Për shembull: Dyqani online “Rue La La” të tregon se sa shumë artikuj të mallit që ti dëshiron kanë ngelur në magazinë. Ti nuk mundet as të mbash mend ekzaktësisht nëse do t’i përshtatet garderobës tënde, por për arsye se janë vetëm dy në dispozicion, ti kupton se ti duhet të nxitosh. Zemra është duke bërtitur një “po” të qartë, duke të treguar se sa bukur do të dukesh i veshur me të dhe sa të lumtur do të të bëjë kjo gjë. Por po aq fort po “bërtet” edhe mendja jote, e cila të udhëzon të heqësh dorë nga ai mall, dhe të kursesh paratë për qeranë.Edhe më shumë kritike sesa blerja on line është ajo çfarë ndodh në marrëdhëniet njerëzore, kur ti je i tërhequr nga dikush, që ndoshta nuk është i duhuri për ty, por që të tërheq gjithësesi. Ti mund të jesh duke shfletuar përmes profileve të çiftimit, ose je në një mbrëmje ku ti ndihesh i tërhequr përnjëherë nga një person tërheqës. Ndryshe nga blerja e një kulete ose një palë pantallonave, ky vendim mund të ndikojë jo vetëm kuletën tënde, por edhe mirëqënien tënde të përgjithshme. Kush e di? Mundet edhe të ndikojë pjesën tjetër të jetës, nëse na del se ky është “dikushi perfekt”. Zemra jote, përsëri, është duke u ankuar për vëmendjen tënde, duke të inkurajuar të punosh për të. Megjithatë, mendja ka disa pyetje më shumë për të bërë, përpara se të të “japë leje” të zhytesh në këtë marrëdhënie të re, ndoshta të mirë, por ndoshta edhe të keqe.5 ditë më parë Hyni në dhomë dhe harroni se për çfarë keni hyrë? Ka shumë të ngjarë që shokët dhe familja do të të thonë të “dëgjosh zemrën tënde,” pasi ajo “e di se çfarë është më mirë për ty”. Oprah Uinfrey, për shembull, të sugjeron të ndjekësh prirjet e tua emocionale, dhe jo ato që do të sugjeronte logjika. Gjithësesi, a është kjo e vërtetë? Mendo prapa në kohët kur ti ndiqje zemrën tënde. Si funksiononte? Ndoshta kishte raste kur ti e “hidhje në erë” kujdesin dhe lije emocionet e tua të merrnin timonin, dhe kështu gjithçka shkonte mirë. Por ka të ngjarë që, po aq herë, vendimi yt ka prodhuar rezultatin e kundërt.Njerëzit priren të jenë “statisticienë të këqinj” kur vjen puna për të marrë material nga eksperiencat e tyre të mëparshme. Kërkimi mbi kujtimet e turbullta tregon se ne priremi të mbajmë mend ngjarjet e qarta në jetën tonë, veçanërisht ato që kanë qenë të këndshme. Për shumicën e njerëzve, edhe kujtimet traumatike priren të zbehen me kohën. Si rezultat, ne jemi pothuajse të programuar të shkojmë pas zemrës, për arsye se mbajmë mend herët kur na siguronte udhëheqjen korrekte.Gjithësesi, ana tjetër e kësaj është fakti se procecet e marrjes së vendimit tënd racional mundet të kenë gjithashtu një regjistrim me gjurmë shumë të mira. Ju mund të mos i kujtoni herët kur lejuat logjikën të merrte timonin, për arsye se ndoshta ato nuk ishin aq të kujtueshme. Është gjithashtu e mundur që kur arsyeja triumfonte, të tregonte të mos bëje diçka; prandaj, ti ke më pak për të kujtuar. Po të mendosh sërish tek blerjet online, ti mban mend këpucët ekzotike që i bleve për arsye se i ke veshur ato (bashkë me “gropën” që hapën në kuletën tënde). Ju nuk mbani mend atë që nuk e keni atje përballë jush. Ti gjithashtu nuk mendon aq shumë rreth borxhit që të shkaktuan, për arsye se ai nuk është më i pranishëm.Gjithësesi, ti mund të debatosh, rreth “atij që të shpëtoi?” A nuk do të vinte gjithmonë keq po të mos kishe ndjekur këshillën e zemrës dhe të shkoje pas atij të huaji tërheqës, në vend se të kishe zgjedhur qasjen më racionale, “të presim e të shohim?”Përsëri, kujtohu se ne jemi statisticienë të këqij. Ti e mban mend zgjedhjen që nuk e ke bërë për arsye se, duke mos e ditur rezultatin e saj, ti mundet vetëm të marrësh me mend se çfarë mund të kishte ngjarë në rast të kundërt. Ajo që nuk do të kishte ndodhur, të cilën ti natyrisht nuk mund ta mbash mend, janë rezultatet e këqija që do të kishin pasuar vendimin e gabuar.Duke marrë në konsideratë të gjithë këta faktorë, çfarë thonë kërkime për pyetjen: A duhet të ndjekësh intuitën tënde, në vend të mendimeve? Yixin Hu nga Universiteti Normal i Kinës Lindore dhe bashkëautorët e tij (2015) e kapën këtë problem në një eksperiment novator. Ata pyetën 72 pjesëmarrësit e tyre në moshën e kolegjit, për të marë vendime, nëse duhet të ndërmerrnin një rrezik, apo jo.Kushtet ishin projektuar t’i ngjanin situatave nga jeta reale, duke përfshirë të dy faktorët e shtrëngesës së kohës dhe ngritjen emocionale. Në kohën e brejtjes së ndërgjegjes, pjesëmarrësit ishin detyruar t’i merrnin vendimet e tyre me shpejtësi; në gjëndjen e relaksuar, ata kishin kohë të pakufizuar. Brenda atyre dy grupeve, skuadra Hu i manipuloi gjendjen emocionale të pjesëmarrësve, duke i përgatitur ata paraprakisht me copa filmi që provonin kënaqësi, që provonin trishtim, ose neutrale. Puna e pjesëmarrësit ishte të vendoste midis alternativave të rrezikshme ose të sigurta, në një detyrë me shumë zgjedhje. Pyetja ishte, në cilën seri rrethanash do të kishin pjesëmarrësit më shumë dëshirë të merrnin risqe.Gjetjet treguan se në kushtet e presionit të kohës, studentët kishin më tepër të ngjarë të merrnin vendime të rrezikshme përsipër, kur ata ndiheshin të lumtur dhe kishte më pak të ngjarë të merrnin vendime të rrezikshme, kur ata ishin pregatitur të ndjeheshin të trishtuar. Me kohë të pakufizuar për të peshuar rrezikun, megjithatë, emocioni nuk bënte aspak dallim në gjykimet që merrnin përsipër risqe.Ne mund të mendojmë për këtë efekt të gjëndjes emocionale në marrjen përsipër të risqeve ndërsa reflektojmë dallimin e të menduarit të shpejtë përkundër të menduarit të ngadaltë, një tezë kjo e hedhur së fundmi edhe nga ekonomisti fitues i Çmimit Nobel, Daniel Kahneman. Të menduarit e shpejtë, me fjalë të tjera, është më shumë i ndikuar nga gjëndja jote emocionale, sesa nga të menduarit e ngadaltë. Nëse vendimi riskues do të ishte me përfitim për ty, atëherë ty do të të humbnin shanse, nëse do të ishe me humor të keq. Gjithësesi, për arsye se vendimet e rezikshme, me përkufizim, kanë të ngjarë të të çojnë në një rezultat të kënaqshëm, humori yt i mirë do të të çojë të bësh zgjedhjen e gabuar.Rezultati i gjetjeve të studimit është se dëgjimi i zemrës tënde është diçka që ka më shumë të ngjarë të të lëndojë ty, sesa kur ti nuk je nën ndonjë lloj presioni kohe. Sapo ke patur kohë t’i sistemosh të gjithë faktorët, si racionalë dhe irracionalë, gjykimi yt duhet të jetë më i qartë. Vendime që marin risqe munden në fakt të të sjellin dobi, por thjeshtë duhet që të marrësh kohën tënde, sa herë që është e mundur, për të arritur rezultatet më të mirë nga ata vendime.