E doni shiun? Ja çfarë tipi jeni
A jeni prej atyre që gëzohen kur pikat e shiut fillojnë të bien nga qielli? A ju pëlqen që në një ditë më shi, ju të mbuloheni më një batanije dhe me një caj të nxehtë në dorë të shihni një film të mirë, apo të lexoni një libër.
Nëse është kështu, ju jeni një pjesë e një grupi të veçantë të njerëzve të njohur si ‘pluviophiles’. Nga përkufizimi, ‘pluviophiles’ janë njerëzit që e duan shiun. Dhe nëse ju jeni një ‘pluviophile’, jo vetëm që dini t’i dorëzoheni shiut kur bie, por edhe shanset janë që ju të jeni një person i këndshëm dhe i pëlqyer në përgjithësi.
Këtu janë shtatë arsyet se pse njerëzit të cilët i gëzohen shiut janë më të lumtur në jetë:
– E përjetojnë më të plotë jetën
Njerëzit që e duan shiun, thuhet që dinë të i përjetojnë edhe përvojat e tyre më të vogla. Ata e përshkruajnë shiun në detaje të gjalla, dhe kur pikat e shiut janë në tokë ata ndihen si të hipnotizuar, u shtohet interesi edhe më shumë për botën për rreth dhe shpesh ndryshojnë pamje. Ata e përjetojnë shiun në gati çdo pikë, dhe shpesh dalin me krahë hapur dhe kokë lartë duke u përshëndetur me shiun.
madje e dinë shijen e pikave të freskëta, si ata shikojnë lart me krahë të hapura dhe mirëpresim një pije të ftohtë nga retë
– Ata jetojnë momentet
Dr Matt Killingsworth, studiues i lumturisë, e përdorur një aplikacion të quajtur “Track Your Happiness” në të cilin njerëzit raportojnë nivelin e tyre të lumturisë gjatë aktiviteteve të veçanta në kohë reale. Ajo që ai nxori nga sondazhi, del se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë psikike mes njerëzve që e duan shiun dhe procesit natyrorë në realitet. Tipat e tillë janë shumë funksional dhe e jetojnë momentin. Ata ‘djersiten’ shumë për të arritur atë që e duan dhe të shumtën e kohës janë të heshtur në atë proces.
– Ata janë më të sigurt në vete
Njerëzit që e duan shiun në të vërtetë janë krenar me veten e tyre. Ata janë pak të ftohtë si tipa, dhe kushdo që provon të hyjë në brendësi të tyre, duhet të jenë të tregohen të zjarrtë, përndryshe do të varfërohen dhe dëshpërohen nga ajo që do të gjejnë. Tipat që e duan shiun me tërë qenien e tyre janë persona që besojnë në vete më shumë se kushdo tjetër, bilës për ta nuk ka asnjëherë diçka që kanë bërë keq!
– Ata janë ‘elastik’ në kohë të vështira
‘Pluviophiles’ e kuptojnë shumë mirë se duhet të ketë shi që të rriten lulet. Kur gjërat për ta shkojnë keq, atëherë veprimet e tyre nuk janë të personave në panik dhe të dëshpëruar, përkundrazi, ata mendojnë se gjithmonë jeta ka shuplaka të cilat duhet përcjellur gjithmonë “edhe kjo do të kalojë.” Në fakt, ata e dinë se sfidat janë të nevojshme për të kapur mundësitë më të mira. Dhe e thonë shpesh, pas shiut gjithmonë del ylberi.
– Ata e dinë se si duhet mbajtur gjërat në perspektivë
Një ‘dashnor/e’ i/e vërtetë ndaj shiut, kurrë nuk dinë të frikësohen nga gjërat që janë natyrale, ato që vijnë pa kërkesën tonë dhe ato të cilat nuk na lënë varen nga ne. Ata shpesh pozicione të ndryshme të jetës së tyre i krahasojnë me pikat e shiut të cilat kuptohet që nuk janë apokalips për njerëzimin. Ata e dinë se për të parë jetën në të vërtetë, atëherë duhet kuptuar realitetin e thjeshtë të jetës dhe vënien e saj në kontekst. Nëse ndonjëherë ju duhet dikush për tu folur dhe këshilluar kur ju nuk jeni mirë, gjejeni dikë që e do shiun. Ata do të kenë gjithmonë përgjigje që tu hyjnë në punë.
– Ata mund të shohin bukurinë në trishtim
Ashtu si shiu që personifikon pastërtinë dhe një jetë të re, edhe personat e dashuruar pas shiut tregojnë vlerësim për jetën, rinovimin e shpirtit dhe disponimit. Ashtu si ata nuk mërziten kur bie shi, por qetë e kalojnë ditën, të tillë tregohen të jenë edhe në jetë; njerëz që nga gjëra të trishtueshme nxjerrin gjithmonë diçka të bukur.
– Ata e dinë se jeta ikën shpejtë, mendo për përmirësimet
Asgjë nuk e bën një person përjetë të kujtueshëm dhe të dëshiruar, se sa mënyra se si lë kujtimet pas. Të mendosh se jeta është e shkurtër, nuk është tragjedi, përkundrazi është mënyrë për të kuptuar se jeta duhet jetuar në çdo moment të saj. Dhe të tillë janë njerëzit që e duan shiun. Ata çdo herë janë duke jetuar momentin, bilës edhe atëherë kur jashtë ka shumë shi e stuhi, ata e shfrytëzojnë kohën për të menduar se ku nuk kanë qenë mirë me ndonjërin nga të afërmit e tyre, dhe gjithmonë gjejnë mënyra për ta përmirësuar. Motoni e njerëzve që njihen si ‘pluviophiles’ është: “Ne jetojmë vetëm një herë”.