Magazina
Gomari i gërvisht makinën 300 mijë euroshe biznesmenit, do qeshni me lot nga justifikimi i fermerit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Fogelzberg të Gjermanisë. Pronari i një gomari mund të paguajë një gjobë të mundshme prej 6 mijë eurosh pasi kafsha e tij ka gërvishtur një makinë sportive McLaren 650S Spider, e cila ishte e parkuar pranë gardhit të kullotave.
Makina i përkiste një biznesmeni shumë të pasur dhe ai ishte skandalizua kur e kishte parë automjetin e tij në atë gjendje. Vlera e makinës mendohet se kap vlerën e 300 mijë eurove. Justifikimi i pronarit në lidhje me këtë ndodhi ka qenë epik. Ja si është shprehur ai:
“Me siguri gomari ka menduar se ka qenë karota më gjigande që ai ka parë dhe e ka ngrënë”
Me siguri biznesmenit i janë ngritur nervat në qiell.