Ja gabimi që bëjnë gratë shtatzëna
Kujdesi për fëmijën, që do të sjellin në jetë është prioriteti i të gjitha grave shtatzënë. Ato përpiqen maksimalisht të respektojnë çdo këshillë të mjekut dhe të jenë sa më të kujdesshme në gjithçka që bëjnë, pasi gjithçka ka ndikim te fëmija.
Për këtë arsye, në shumë raste, gratë që presin të bëhen nëna, nuk përdorin asnjë lloj medikamenti edhe kur kanë probleme e dhimbje serioze.
Ato besojnë se përdorimi i ilaçeve do të dëmtonte fëmijën, duke duruar kështu dhimbjet e forta.
Por, ato nuk dinë nga ana tjetër ndikimin që kanë dhimbjet e forta tek fetusi që rritet brenda tyre. Një studim i fundit, e vërteton idenë e përgjithshme se gratë shtatzëna nuk pinë ilaçe nga meraku që kanë për të mbrojtur fëmijën.
Madje, ato vetë pohojnë se durojnë shumë gjatë të vjellat, pagjumësinë, djegien e urthit, dhimbjet e shpinës, qafës e shumë shqetësime të tjera, vetëm e vetëm që fëmija të jetë i mbrojtur.
Ndërsa, mjekët thonë se në shumë raste dhimbjet e forta që zgjasin, i shkaktojnë më shumë dëm fëmijës, sesa mund t’ shkaktojë përdorimi i ndonjë ilaçi të lehtë qetësues. Mjekët gjithashtu këshillojnë se nënat duhet të konsultohen më tepër me ta për çdo paqartësi, sesa t’i besojnë internetit