Ja si të gjeni biletën më të lirë për udhëtimin tuaj me avion
Faqe të internetit të cilat mund t’i përdorni për të gjetur një biletë avioni sa më të lirë për udhëtimet tuaja janë të shumta por tashmë do të keni mundësin të keni në smartfonin tuaj nga aplikacionet më të mira për këtë shërbim. “Google Flights” është një aplikacion që mund të shkarkohet nga “Play Store” pa pagesë.
Ky aplikacion bazohet në historikun e lëvizjes së çmimeve të biletave të avionit dhe ju sugjeron se cila është koha më e mirë për ju që të udhëtuar me një kosto sa më të vogël.
Aplikacioni llogarit të gjitha kostot e udhëtimit tuaj dhe ju lajmëron për kohën kur kostoja është me e ulët si dhe kur ajo pritet të rritet. Edhe pse informacioni mund të mos jetë 100% i saktë, ju ofrohet një pasqyrë e përafërt e kostos së udhëtimit tuaj. Nëse jeni një person që udhëton shpesh me avion atëherë, pasja e këtij aplikacioni në smartfonin tuaj është shumë i nevojshëm.