Magazina

Jeni i mbingarkuar me punë? Ja zgjidhja

Diçka të cilën askush nuk do të donte ta dëgjonte është se detyra të ndryshme nuk po përfundohen si pasojë e mos efiçencës nga ana juaj. Prandaj përpara se të shkoni dhe të flisni me supervizorin tuaj në ju këshillojmë që të merrni në konsideratë hapat e mëposhtëm:

Hiqni dorë nga të gjithë faktorët që mund t’ju tërheqin vëmendjen? Sipas një studimi të fundit të publikuar në Forbes, të gjithë zhurmat në ambientin tuaj të punës madje edhe sinjalizimet për e-maile të reja apo ato të rrjeteve sociale shkaktohen si faktorë të cilët ju tërheqin vëmendjen dhe ju marrin shumë kohë nga dita juaj.

Keni vështirësi në organizimin e çështjeve të ndryshme sepse secila prej tyre duhet të përfundojë përpara tjetrës? Kur të gjitha çështjet janë të rëndësishme dhe ku secila duhet të mbyllet sa më parë, gjithkush do të pushtohej nga ndjesia e ankthit dhe s’do dinte si të vepronte. Fatmirësisht ekzistojnë faqe të ndryshme online të cilat mund t’ju ndihmojnë për të qenë sa më të organizuar dhe për të vendosur prioritet mbi ato çështje të cilat janë sa më urgjente.

Punët që po i lini për ditën e nesërme po shtohen gjithnjë e më shumë? Në vend që të shtyni një pjesë të mirë të punëve për më vonë dhe mbi të gjitha nëse janë të vështira, këshillohet që me zhvillimin e atyre detyrave të merreni sa më parë sepse nëse zgjidhni rrugën për të lënë punët e sotme për ditën e nesërme do të përfundoni në fund të javës me një mal më punë të papërfunduara dhe atëherë nuk do të dini nga t’ia nisni.

Related Articles

Back to top button