Jeni rrëmujaxhi? Ja pse jeni gjenial sipas shkencës!
Kur ishim fëmijë, ne ishim të prirur të besonim nga shoqëria se një dhomë e çrregullt dhe me rrëmujë nënkupton edhe një mendje të tollovitur. Për ta thjeshtësuar: pastroni dhomën tuaj ose ju dënoheni.
Por John Haltiwanger nga Elite Daily beson se njerëzit rrëmujaxhi janë të akuzuar gabimisht se janë dembelë. Një vend pune kaotik, sipas tij nuk nënkupton një mendje kaotike.
“Ne jetojmë në një botë që është e predikuar, shoqëria në një mënyrë kërkon që të mbajmë rregull, në secilin sens të fjalës. Por është krejt një iluzion” ka thënë ai.
Më poshtë ju sjellim disa arsye se pse është në rregull që të jeni rrëmujaxhi.
Ju nuk jeni të shqetësuar me status quo
Haltiwanger beson se të qenit i organizuar nuk do të thotë patjetër se është diçka e bukur. Por, sipas tij, njerëzit duhen të mësohen me kaos sepse jo çdo gjë qëndron e pastër dhe e rregullt.
“Njerëzit rrëmujaxhi nuk lejojnë që jetët e tyre të drejtohen nga rregulli” ka thënë ai.
Ju gjeni inspirim në tollovi
A e dini se shumë nga njerëzit e famshëm dhe të suksesshëm janë rrëmujaxhi, si Roald Dahl, J.K.Rowling dhe madje edhe gjeniu Albert Einstein.
Autorët Eric Abrahamson dhe David H.Freedman thonë se në një tavolinë pune të tollovitur, gjërat e rëndësishme qëndrojnë afër teje ndërsa ato që janë më pak të rëndësishme janë më larg dhe kjo është në rregull, sipas tij.
Ju jeni spontan
Në vend se të shqetësohen për detajet, njerëzit që krijojnë rrëmujë kanë tendencë të fokusohen në “fotografinë e madhe”. Ata më shumë fokusohen dhe i përkushtojnë krejt kohën dhe vëmendjen në gjërat e rëndësishme. Sipas Haltiwanger, kjo i bën gjërat më me adrenalinë se sa njerëzit që kanë rregull.
Ai ka insistar se nuk ka asgjë të keqe me organizimin, ashtu si edhe nuk ka asgjë të keqe me kaosin.
“Ka bukuri edhe në një jetë pa shumë rregulla, sepse krijon njerëz dhe individ inovativ” ka thënë Haltiwanger.