Magazina

Lajme të mira për të gjithë konsumuesit e kafes

Lajme të mira për të gjithë konsumuesit e kafesë. Ju mund të vazhdoni ta pini me qëllim që të keni një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Është ky pohimi i studimit më të ri të kryer nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut. Kafeja ka rezultuar të ketë një sërë përftimesh shëndetësore dhe jo më kot ajo është kaq shumë e përdorur në të gjithë botën.

Shpesherë ka pasur dilema lidhur me përdorimin ose jo të kafesë, por studimi më i ri zbulon se pirja e rregulltë e kafesë do të thotë një rrisk i reduktuar i sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe sëmundjeve të veshkave.

Njerëzit, të cilët pinë një filxhan kafe çdo ditë kanë 12% më pak shance që të vuajnë nga sëmundje të ndryshme, veçanërisht nga ato të zemrës. Për ato që konsumojnë edhe më shumë kafe, rrisku ulet plotësisht. Duke marrë parasysh numrin e konsumuesve të kafesë, ky është një lajm shumë i mirë!

Related Articles

Back to top button