Magazina

“Nëna mbron djalin nga policët”, kjo foto që po çmend rrjetin ka diçka përtej asaj që shikoni

Detajet bëjnë diferencën dhe një i tillë nuk u vu re teksa të shumtë ishin ata që u çuditën me guximin e kësaj nëne që mbron djalin e saj nga policët duke i drejtuar një thikë.
Kjo foto bëri xhiron në rrjetet sociale ku u komentua dhe u shpërnda me shpejtësi, duke i bërë elozhe kurajës së një nëne e cila kërcënon një polic me thikë, i cili i ka drejtuar pistoletën djalit të saj që ndodhet në tokë.
Sipas personit që e përhapi fotografinë në rrjetet sociale, fotografia është realizuar në një zonë periferike të Santo Domingo.
Gjithçka e vërtetë, përveç një detaji të vogël, jemi në Republikën Domenikane dhe fotografia është shkrepur gjatë xhirimit të një filmi.
Bëhet fjalë për filmin “Cristo Rey”, shumë i famshëm për banorët e Santo Domingo.
Në film policia hyn në një zonë periferike, por një djalë i vënë në shënjestrën e policisë, mbrohet me kurajo nga nëna e tij.
Një skenë mbresëlënëse e përhapur si një fotografi e vërtetë, por shumë shpejt e vërteta doli në pah.

Related Articles

Back to top button