Nuk ka vende sekrete, Google Maps i tregon të gjitha
Google Maps është një aplikacion interesant për të eksploruar për vende të ndryshme në të gjithë rruzullin tokësor, që nuk i keni vizituar dhe mund t’i shihni përmes satelitit.
Por është mjaft interesant për të parë edhe ndërtesa apo baza qeveritare, si zona 51 në SHBA. Duke konsideruar këtë, dhe duke e ditur që është një nga vendet më sekrete të planetit, mendoni se do mund të shihni më shumë gjëra.
Por ka mjaft si ky vend që nuk janë të dukshme në satelitin e Google. Në të vërtetë shumë dyshuese.
I pari është Helipuerto de Cartagena, në Los Dolores të Spanjës, ku në pamje të parë duket se nuk ka asgjë të çuditshme. Dhe kur e shihni më pas në Google Street View duket një fushë boshe. Por në të vërtetë është një vend që është fshehur nga syri publik për një arsye të rëndësishme.
Marcoule Nuclear Site afër Bagnols-sur-Cèze në Francë. Ai është ndërtuar në 1956 për eksperimentet industriale dhe ushtarake me plutoniumin. Në 2011 ai u përfshi në një shpërthim ku një person u vra edhe 4 të tjerë u plagosën.
Së fundmi, ndoshta dhe më i veçanti nga të gjithë. Një tarracë normale shtëpie në Utrecht të Hollandës, OOrsprongpark 8 në 3581 ET Utrecht, për të qënë të saktë.
Asgjë nuk është e paveçantë në këtë shtëpi kur kapet në mënyrë perfekte nga Google Street View. Por ca ndodh në atë çati? Ndonjë satelitëavancuar apo ndonjë rezidencë e rëndësishnme. Askush nuk e di.