Magazina

Pasi ta lexoni këtë do të flini gjithmonë me çorape

A jeni një nga ata njerëz që heqin çorapet para se të shkojnë në shtrat? E pra, sipas një studimi të fundit, të flesh me çorape është mirë për shëndetin tuaj.
Duke i vendosur çorapet para se të flini ju do të mundësoni që enët e gjakut të shpërndahen më shpejtë duke çuar sinjale në tru se është koha për të fjetur.

Por, përveç se përmirësoni gjumin duke fjetur me çorape, kjo do të përmirësojë edhe jetën tuaj seksuale gjithashtu, transmeton Gazeta Express.

Kohët e fundit, Universiteti Groningen kreu një studim në të cilin u zbulua se 80% e çifteve që kishin bërë seks me çorape të vendosura kishin përjetuar orgazme.

Madje, skanimet në tru e kanë dëshmuar këtë. Një tjetër eksperiment tregoi se nëse nuk keni çorape të vendosura kur bëni seks, shanset për të përjetuar orgazme bien dukshëm.

Kështu, nëse vendosni të flini me çorape, sigurohuni që ato të jenë të reja dhe të pastra, pasi që nëse bini në gjumë me çorapet që i keni mbajtur gjithë ditën jo vetëm që nuk do të mund të bëni gjumë siç duhet por edhe do të rriten shanset për ndonjë infeksion fungal.

Related Articles

Back to top button