Magazina

Pesë gjëra fantastike të cilat i kanë shpikur femrat

Është një numër i madh i shpikjeve të cilat janë vepra të grave gjeniale, por për to dimë shumë pak. Ju sjellim pesë shembuj.

FSHIRËSET NË VETURA
Mary Anderson’it në vitin 1903 i është kujtuar se si fshirëset në veturë do të ishin shumë të dobishme. Një shufër me shtojcën e gomës të ngjitur për xham të veturës e patentoi pas një viti. Edhe pse ideja e saj hyri në prodhim serik pas disa dekadave, sot nuk mund të paramendojmë vozitjen pa shpikjen e saj të thjeshtë por shumë të rëndësishëm.

MONOPOLI Elizabeth Magie është përgjegjëse për një prej lojërave shoqërore më të popullarizuara të gjitha kohërave.

Kjo lojë në origjinale është quajtur “The Landlord’s Game” dhe është shpikur dhe patentuar në vitin 1903. Edhe pse qëllimi i sotëm është argëtim i mirë me familje dhe miq, kjo dizajnere e ka menduar atë në mënyrë që të demonstrojë efektin tragjik të cilin e sjellë lakmia dhe grykësia.

NGROHJA SOLARE Hungarezja dr. Maria Telkes është përgjegjëse për sistem të parë të ngrohjes me energji solare.

Në vitin 1925 u zhvendos në SHBA dhe u punësua në një projekt i cili merrej ekskluzivisht me këtë problematikë. Në vitin 1940 e zhvilloi sistemin e parë të ngrohjes së shtëpive, ndërsa në realizimin e projektit i kishte ndihmuar edhe një grua e suksesshme – arkitektja Eleanor Raymond.

SHKALLËT KUNDËRZJARR Shkallët kundërzjarr në pjesën e jashtme të ndërtesës, të cilat do të shërbenin për evakuim në rast të rrezikut nga zjarri, në vitin 1897 i ka shpikur Anna Connlly. Idenë e saj e ka pranuar një numër i madh i arkitektëve, dhe kjo ide është aktuale edhe sot e kësaj dite.

XHAKETA PANCIR Besoni apo jo, xhaketa mbrojtëse balistike, e njohur si pancir, e ka shpikur gruaja. Emri i saj është Stephanie Kwolek, ndërsa hulumtim të cilin e ka kryer ka rezultuar me shpikjen e pancirit, më saktësisht materialit i cili përdoret në prodhimin e tyre.

Shpikjen e ka patentuar në vitin 1966. Por ky nuk ishte shpikja e saj i vetme. Në karrierën e saj të begatshme 40 vjeçare, kjo shpikëse ka patentuar më shumë se 40 shpikje të ndryshme prandaj është vendosur në “Inventors Hall of Fame”.

Related Articles

Back to top button