Postoi një selfie e zakonshme, por policia zbuloi diçka shumë të rëndësishme nga mbrapa
Kur jeni duke bërë një autofoto ose siç quhet ndryshe selfie, është e vërtetuar që ju përqendroheni më shumë në paraqitjen tuaj se sa në sfondin e fotos.
Selfie e një të riu britanik do të mbahet mend ku tregon se është shumë e rëndësishme të shikoni se çfarë shfaqet në sfondin e fotos, sepse ndonjëherë ajo ç’ka ndodh pas jush mund të jetë e rrezikshme ose e përkthyer në një gjobë të kushtueshme.
Një ditë më parë Pete Hemsley teksa përgatitej për martesë mori jë telefonatë të papritur: ishte policia. Per një moment i riu u shqetësuar për shkak se policia britanike i tha që kishte postuar një selfie në Twitter ku kishte shkelur ligjin.
Gjithë shkelja e ligjit qëndron në faktin se Pete ka bërë selfien ndërkohë që ngiste makinën në autostradë dhe ky veprim është burim aksidenti. Por çfarë e kishte tradhtuar dhëndrin e ardhshëm? Xhamat e syzeve, pasi në reflektimin e tyre duket njëra dorë në telefon dhe tjetra në timon.
Ai u gjobit me 200 paund dhe mendon se është gjëja e duhur, s’duhet rrezikuar jeta e askujt për një selfie.