Magazina

Pse duhet të shqetësoheni nëse ju del gjumi natën?

Nëse ju del gjumi gjatë natës, impakti mund të jetë shumë më serioz se sa thjesht sy të mjegulluar ditën e nesërme.
Një studim sugjeron se njerëzit të cilët mezi flenë natën janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve në zemër.
Nga të dhënat e nxjerra nga më shumë se 14 milionë pacientë, rezultoi se ata të cilët zgjohen shpesh herë gjatë natës kanë 26% mundësi të lartë të zhvillojnë rrahje të parregullta në zemër. Skuadra nga Universiteti i Kalifornisë San Francisco dhe Universiteti i Michigan, gjithashtu zbuluan se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, kishin 29% mundësi për tu prekur nga dridhja atriale.
LEXO EDHE
Pse duhet fjetur gjysmë ore pasdite
Shkencëtarët dyshojnë se ndërprerjet e gjumit shtojnë stresin në dhomat e zemrës.
Kjo pasi hormonet kryesore rregullohen gjatë ciklit të gjumit-zgjimit. Gjithashtu provat sugjerojnë se gjumi ndikon në metabolizëm, ekuilibrin e hormoneve në trup, koresterolin,insulinën, presionin e gjakut dhe inflamacionin.

Related Articles

Back to top button