Magazina
Shtrati i dizenjuar për t’u mbrojtur nga tërmetet gjatë natës
Tërmetet janë ndër ato fenomene të paparashikueshme dhe me pasoja që askush nuk mund t’iu shpëtojë.
Kohëve të fundit lëkundjet sizmike kanë qenë të shpeshta, por rreziku më i madh paraqitet kur njerëzit janë në gjumë. Për të tilla raste janë krijuar disa krevate- bunker, të cilët transformohen në një kafaz të vërtetë mbrojtës prej hekuri, në çdo rast të mundshëm.
Për më tepër poshtë krevatit mund të gjenden edhe mjetet e para të nevojshme, si maska antigas, ujë, paketa e ndihmës së shpejtë e një sërë gjërash të tjera. Ky krijim është vepër e Ëenxi Ëang, një 66- vjeçar kinez, e cila është vlerësuar tej mase.