Si mendoni, a dehemi me kafe?
Vetëm disa gllënjka e bëjnë Rachel Harris t’i merren mendtë. “Filloj të dridhem, zemra fillon të më rrahë shpejt dhe çmendem fare”, thotë ajo.
Kur pi kafe në mëngjes, 35-vjeçarja ndjehet e lodhur dhe e turpëruar për sjelljen që kishte gjatë kohës së pirjes.
Mesa duket kafja për të ka të njëjtin efekt si vera.
“Sa herë që pi kafe, më duket sikur jam e dehur”, thotë Rachel, një mësuese filloreje nga Manchester.
“Një herë piva një filxhan kafe para një mbledhjeje me stafin dhe nuk pushoja së foluri”.
“Një orë pasi e kam pirë, ndihem e këputur dhe më flihet gjumë”, thotë ajo.
Shkencëtarët nga Universiteti i Edinburghut dhe ai i Triestes në Itali, bënë studime mbi ADN-në e rreth 3000 kafe pirësish dhe zbuluan se disa kishin një gjen të quajtur PDSS2, i cili redukton aftësinë e trupit të shpërbëjë kafeinën, duke e lënë për më shumë kohë në trup, shkruan tvklan.
“Kafeina e bën zemrën tonë të rrahë më shpejt, kështu do çlirohet më shumë adrenalinë, e cila do ju bëjë më marrje mendsh, diçka e ngjashme me atë që përjetojmë pasi pimë alkool”, thotë dr. Sarah Davis.