Si të bëni prerjen më të mirë të flokëve për t’ju përshtatur formës së fytyrës suaj
Harroni të gjitha që mendoni se i dini rreth formës dhe prerjes së flokëve – mund t’i keni gabim. Të gjitha ato gjepura për flokë në formë zemre apo drejtkëndësh të zgjatur? Në të shumtën e rasteve, nuk i përshtaten flokëve të shkurtër, konike apo të gjata në maje, që i kanë sot zotërinjtë.
Sipas floktarit Kyle Holbrook nga “Fellow Barber” me bazë në San Francisko, ju duhet të dini vetëm një gjë për fytyrën tuaj, për të pasur një prerje adekuate flokësh që do të ju ketë hije – pa marrë parasysh nëse keni fytyrë të gjatë apo të rrumbullakët, transmeton Telegrafi.
Meshkujt me fytyrë të rrumbullakëta dhe të gjerë si Daniel Craig duhet t’i shkurtojnë flokët anash.
Kjo i jep fytyrës gjatësi dhe balancë me proporcionet, duke dhënë mashtrimin optik se fytyra është më pak e rrumbullakët, njëjtë sikurse ka bërë edhe Craig.
Ata me fytyrë të gjatë dhe katrore – si Ryan Gosling – duhet të kërkojnë flokë më të gjata anash dhe rreth kokës.
Kjo do të konturojë fytyrën dhe ta bëjë të duket më e gjerë, një gjë të tillë sigurisht se Gosling e bën.
Këto dy ndërrime delikate mund të bëjnë një ndryshim të madh, se si prerja e flokëve ndikon në dukjen tuaj dhe ndryshimi që ka bërë tek këta dy meshkuj, është një dëshmi për këtë.
Sigurisht, një berber i mirë do ta bënte këtë në mënyrë automatike, por Holbrook paralajmëron se ju duhet gjithmonë të jeni përgjegjës për flokët tuaja nëse jeni të pasigurt.