Magazina

Truke si të parandaloni ose trajtoni plagët e krijuara nga këpucët e reja

Asgjë nuk e bën një grua të ndihet më mirë se sa të marrë një palë këpucë të reja.
E në qofshin me taka, flluskat dhe plagët janë çmimi që duhet të paguani për bukurinë.E dimë që shumë prej jush do të duronin dhimbjet vetëm për të mos hequr dorë nga takat, por Living do t’ju tregojë truket si të parandaloni krijimin e plagëve ose trajtimin e tyre nga një palë këpucë të reja.

1. Përpar se të dilni provojini këpucët në shtëpi a ju shtrëngojnë apo jo. Nëse nuk ndiheni rehat përdorni shtresat e silikonit për t’i dhënë mbështjetje këmbës.

2. Aplikoni antidjersë sprajt
Krijimi i flluskave përshpejtohet nëse këmba është e djersitur, ndaj për ta parandaluar këtë gjë aplikoni deodorant. Everyday Health rekomandon aplikimin e antiperspiranteve brenda këpucëve tuaja si një masë parandaluese.

3. Përdor pastë dhëmbësh
Top 10 Home Remedies rekomandon përdorimin e pastes së dhëmbëve për të ndihmuar në tharjen e flluskave. Gjithmonë nëse jeni në shtëpi dhe nuk do t’i vishni më këpucët. Për dy orë shpëlajini këmbët dhe aplikoni një krem hidratnat.

4. Çaj jeshil
Zieni 3 4 qeska çaji jeshil dhe në ujin e nxehtë shtoni një lugë çaji sodë buke. Prisni pak të ftohet uji e më pas lagini këmbët e lënduara me një garzë të lagur me këtë ujë.

5.Vaji i kastorit ndihmon gjithashtu në luftimin e infeksioneve të lëkurës. Lyejini këmbët përpara se të shtriheni, vishni çorape dhe në mëngjes do të shihni që plagët do të jenë shumë më mirë.

6. Aplikoni vaj vitaminë E ose xhelin e aloe verës dhe efekti do të jetë i njëjtë si ai i vajit të kastorit.

Related Articles

Back to top button