Vajza nga Peja shokon: Zemrën e kam në krahë të djathtë, ja si e mësova
Zemra në vendin e djathtë, e vertetë, ndonëse e padëgjuar ndonjëherë. Bëhet fjalë për Alkena Dervishaj, ish-banorja e “Big Brother 4”.
Alkena thotë se: “Një përqindje shumë e vogël e njerëzve në botë e kanë zemrën si unë, në krahun e djathtë, pra janë shumë të rrallë. Njerëzve u duket qesharake të gjithëve dhe habiten. Normalisht pyesin edhe nëse ka ndonjë problem. Disa nga ata duan të më prekin pulsin për të shuar kureshtjen”.
Bukuroshja nga Kosova ka treguar se si e ka mësuar faktin që e ka zemrën në krahun e djathtë. “Në kontrolle rutinë tek mjeku, kam mësuar faktin që e kam zemrën në anën e djathtë. Kisha dëgjuar për këtë fenomen që nuk paraqet ndonjë problem.
M’u duk e çuditshme në fillim, por tani është kthyer në humor që zemrat e djathta, janë të hekurta. Për më tepër nuk mundet askush të të qëllojë zemrën, se nuk e dinë anën”.
Duke qeshur Alkena thotë për “Story” se: “Ndryshimi i vetëm qëndron tek dashuria, pasi dashuria e di rrugën nga e majta e në të djathtë duhet të vendosim sinjalet (qesh).
Dashuria si ndjenjë vetëm në zemër është klishe që të drejtojë gishta e të fajësojë atë. Dashuria është në çdo qelizë, mendje, vepër, frymëmarrje, mëngjes, e mbrëmje”, – ka përfunduar ajo.