Video të pabesueshme/ Këta katër njerëz kanë fuqi mbinatyrore
Njihuni me 4 njerëzit të cilët dallojnë shumë nga njerëzit e tjerë në këtë planet, për shkak të fuqisë që pretendojnë se e kanë.
Ingo Swann
Ingo Swann është një njeri që ka ndjenja mbinjerëzore. Ai thotë se është në gjendje që t’i shikojë nga largësia disa vende gjeografike dhe t’ua përshkruajë atributet e tyre fizike. CIA dhe NASA i kanë bërë atij disa eksperimente, që duket se ai me të vërtetë e ka këtë fuqi.
Stephen Wiltshire
Stephen Wiltshire, i cili u diagnostikua me autizëm në moshën 3-vjeçare, është në gjendje që të vizatojë pamjet e qyteteve vetëm duke i kujtuar me mendje ato. Ai mund të shikojë një fotografi për pak sekonda dhe më pas ta vizatojë atë në letër me saktësi të pabesueshme.
Wim Hof – njeriu i akullt
Wim Hof fitoi popullaritetin më të madh kur ia doli që të qëndronte në akull rreth dy orë, pa iu ndryshuar fare temperatura e trupit. Ai thotë se është në gjendje ta bëjë këtë përmes meditimit.
Daniel Tammet
Daniel Tammet tronditi botën kur recitoi konstanten matematikore Pi përmendësh. Për ta recituar atë atij iu deshën pesë orë – që e recitoi pa asnjë gabim.