12 gjëra që zonjat e vërteta nuk i bëjnë kurrë
NUK BEJNE THASHETHEME
Zonjat e vërteta, ato me vetëbesim të lartë nuk flasin për gratë e tjera, por flsin për ëndrrat e tyre, planet dhe aspiratat.
NUK E VENE VETEN NE DYSHIM
Ato nuk mendojnë kurrë përsëdyti për vendimet që marrin. Hezitimi nuk është pjesë e procesit të tyre. Zonjat e vërteta e dinë se çfarë po bëjnë dhe përse e bëjnë. Ato i mendojnë gjatë vendimet që marrin, por një herë që i kanë marrë, nuk u kthehen më.
NUK NDJEKIN RRYMEN
Zonjat e vërteta e vendosin vetë tendencën. Ato nuk harxhojnë kohë për të menduar se çfarë është “in”. Ato i bëjnë vetë zgjedhjet e tyre në jetë. Dhe i bëjnë sipas nevojave dhe preferencave të tyre. Dhe mbi të gjitha, zonjat e vërteta nuk kanë frikë të kërkojnë atë që duan.
NUK I SHTYPIN KURRE NDJENJAT
Kur kanë diçka në mendje, do e marrësh vesh. Ato e thonë ashtu si është. Me vetëbesimin, zonjave të vërteta u vjen edhe aftësia për të folur atë që kanë në mendje. Dhe e bëjnë në një mënyrë që të tjerët i dëgjojnë.
ZONJAT E VERTETA NUK BEJNE KURRE KOMPROMIS PER RESPEKTIN PER VETEN
Ato e dinë që duhet të kujdesen për veten. Dhe e vlerësojnë ekuilibrin e shëndetshëm punë/jetë, kështu që marrin kohë për të ngrënë, fjetur dhe pushuar ashtu si duhet.
NUK PERPIQEN TE KENAQIN TE TJERET
Kur një zonjë e vërtetë ka besim tek vetja, ajo s’ka nevojë të marrë aprovim nga jashtë. Kjo i lejon të jenë të vërteta dhe të vetëdijshme, se ata që i duan, i duan për ato që janë.
NUK HARXHOJNE KOHE ME VRAMENDJE TE KOTA
Koha është e vyer për zonjat e vërteta dhe ato nuk e harxhojnë me “po sikur”-e. Ato e dinë se të merakosesh kot, është njësoj si të paguash interesin për një hua që ende nuk e ke marrë.
NUK KANE PENDESA
Zonjat e vërteta e pranojnë të kaluarën dhe rastet kur kanë gabuar, por pendesa nuk kanë. Të qënit në gjendje për të mësuar nga e shkuara thjesht ua shton vetëbesimin.
NUK I INJOROJNE INSTIKTET
Edhe kur gjithë faktet duket se tregojnë në një drejtim, zonjat e vërteta shkojnë në drejtimin ku u thotë instikti. Ato e dinë se ai është aleati i tyre më i fortë në vendim-marrje.
NUK I MARRIN GJERAT PERSONALISHT
Zonjat e vërteta e kuptojnë që, nëse ti ke një opinion, ai është për ty vetë dhe jo për ato. Ndërkohë që e vlerësojnë mendimin tënd, nëse nuk bien dakord, ato vazhdojnë me të tyren. Dhe prapëseprapë të pëlqejnë.
NUK ASPIROJNE TE BEHEN POPULLORE
Ato e vlerësojnë origjinalitetin tek të tjerët dhe duan vetëm miq apo mikesha me të cilët ndajnë një lidhje të thellë. U pëlqejnë bisedat sfiduese. Edhe nëse kjo nuk i shpie drejt popullaritetit, nuk u bëhet vonë.
NUK BARAZOJNE ATE QE JANE ME ATE QE KANE
Zonjat e vërteta e dinë që sendet nuk i bëjnë ato që janë. Kështu, zgjedhjet e tyre në veshje dhe makina bazohen në atë që pëlqejnë dhe jo në mënyrën si duan të perceptohen.