A e keni ditur domethënien e vërtetë të simboleve që më se shpeshti i përdorni?
Që nga krijimi i njerëzimit, rreth 200.000 vite, është dashur që të krijojmë, mësojmë dhe zhvillojmë mënyra për të komunikuar mes vete. Duke filluar nga simbolet dhe tingujt, e më pas duke u zhvilluar në fjalë dhe gjuhë; linguistika e gjuhës së njerëzimit është me të vërtetë mahnitëse. Me kalimin e kohës, disa simbole që janë përdorur në të kaluarën, kanë hyrë prap në përdorim. Simbolet siç janë “ happy face/ fytyrë e gëzuar apo emotikoni në formën e zemrës, janë simbole të njohura për ne, por a e keni ditur se nga e kanë prejardhjen ato ose domethënien e vërtetë të tyre? Këtu keni disa simbole që ju sigurisht i përdorni çdo ditë, por që ndoshta nuk e keni ditur burimin e vërtetë të tyre:
Ampersandi “&”– a mund t’a dini se për cilin simbol bëhet fjalë vetëm sipas emrit? Nuk është çudi edhe nëse nuk e dini. Ky simbol “&” rrjedh nga latinishtja “ Et” që në shqip do të thotë “edhe” .
Së pari u përdor nga sekretari i perandorit Cicero. Ky simbol ka qenë edhe pjesë e alfabetit të gjuhës Angleze, por u hoq në shekullin XX.
Simboli i Zemrës – Këtë sigurisht që çdokush e di. Por prej nga është prejardhja e këtij simboli? Edhe pse ska asgjë të përafërt me zemrën, ky simbolizon zemrën dhe dashurinë.
Një teori është se prejardhja e tij është nga mjellmat. Mjellmat kur afrohen formojnë këtë pamje, dhe mjellmat njihen për lojalitetin e tyre mes vete, ata nuk i ndrrojnë partnerët e tyre si shumica e kafshëve; kështu që mjellmat janë simbol i dashurisë së përjetshme.
Simboli i energjisë– Ky është simboli që më së shumti përdoret. Ju sigurisht e shihni këtë ikonë çdo ditë.
Ky simbol është mjaft universal meqë rrjedh nga sistemi binar i të dhënave ku numri 1 ka domethënien e “on” – ndezje dhe numri 0 domethënien e “off”- fikje. Nga gjuha angleze” on and off” që në shqip i bie ndezje dhe fikje.
Simboli i paqes– Ky simbol u bë shumë i njohur në vitet e 60-ta. Së pari u shpik në vitin 1958 gjatë protestave kundër armëve bërthamore.
Ky simbol ka prejardhjen nga sinjalet e semaforit, nga shkronja N dhe D. N – nuclear, D- Disarmament që në përkthim i bie Çarmatim Bërthamor.
Simboli “ OK” – A e dini formën e gishtave që e bëni për t’ua bërë me dije njerëzve që çdo gjë është në rregull? Ka me mijëra teori rreth këtij simboli.
Teoria e parë është se thuhet që vie nga sllogani i kanditatit për kryetar të 8 të Amerikës, Martin Van Buren; i cili ishte nga Old Kinderhook, Nju Jork ( Kinderhuku i lashtë). O- për OLD dhe K- për Kinderhook, i cili përdorte gjestin e dorës.
Një teori tjetër është se vie nga kryetari i 7 i Amerikës, Andrew Jackson, i cili e kishte përdorur termin gjerman “ Oll Korrect” – gjithçka në rregull, i cili në mënyrë të shkurtër në shënimet e tija shkruante O.K.
Teoria e fundit është se ky simbol është mudra, i cili është gjest i dorës në Budizëm që nënkupton dije.
Simboli i Bluetooth– Edhe pse bluetooth është një zbulim i vonshëm, thuhet se emri i tij vie nga mbreti danez, Harald Blatand i cili kishte një dhëmb të kaltërt dhe i adhuronte boronicat që në anglisht quhen blueberries.
Në shekullin X, ai bashkoi dy fise kundërshtare në një mbretëri. Ju e dini që bluetooth është simbol që paraqet bashkim të dy paisjeve.