Çfarë është atdheu për ju? Mësuesi teston nxënësit, përgjigjet e tyre do ju befasojnë
Një mësues në një shkollë të Beratit ka vendosur të pyesë gjithë nxënësit e tij se çfarë është atdheu për ta.
Namir Lapardhaja ka postuar një status në Facebook ku shkruan me rradhë të gjitha përgjigjet e nxënësve të cilat janë me të vertëtë befasuese.
POSTIMI I PLOTË
“Çfare eshte atdheu per ju?” – pyeta sot nxenesit e mi.
Pergjigjet e tyre:
Silvana: Atdheu eshte djepi i lindjes, shtepia e arritjes dhe varri i te vdekurit.
Ersjona: N.q.s do te kisha pasur fatin te lindja dhe te jetoja ne nje vend tjeter brenda apo jashte kufijve evropiane, atehere mund te thoja se atdheu eshte gjithçka, por, meqe kam pasur fatin e keq te lindja ne Shqiperi, atehere po them se atdheu per mua eshte nje cope toke ku jam detyruar te jetoj dhe te punoj fort per t’u larguar sa me shpejt prej tij.
Thanas: Atdheu eshte shtepia jone, identiteti yne. Ai na jep emrin shqiptar. Pavaresisht te mirave dhe te keqiave, atdheun ta duam dhe te kontribuojme sado pak me punen tone. Çdo gje e mire eshte kontribut ndaj vendit ku jetojme.
Pa emer: Atdheu per mua eshte t’i hipesh kamjoneve per ne Angli ose maleve per ne Greqi. (P:S – Me pak fjale, vertet eshte atdheu vendi ku kemi lindur, por nuk eshte vendi ku do jetoja)
Pa emer: Atdheu eshte vendi ku kemi lindur dhe do te vdesim.
Inesa: Atdheu eshte ajo drita ne erresiren e nates.
Renato: Atdheu eshte per mua vendi i cili fatkeqesisht na e ka dhuruar Zoti por jemi te detyruar dhe me nje fare menyre kemi nje deshire te brendshme per te kur luan kombetarja (Nuk jam ironik!)
Ilva: Per mua atdheu eshte vendi ne te cilin veshtiresi te ndryshme na detyrojne te jetojme.
Kristel: Atdheu eshte dashuria per vendin ku kam lindur dhe jetoj. Identiteti dhe deshira per te kontribuar per te duke e permiresuar sado pak.