Magazina

Çfarë vjehrre jeni sipas shenjës tuaj astrologjike

Zbuloni çfarë vjehrre jeni apo do te jeni sipas shenjës tuaj te horoskopit.

Yjet kane ndikim ne çdo fushe te jetës, madje edhe ne llojin e vjehrrës qe jeni apo do te jeni një dite. Mënyra sesi do silleni e si do veproni ndikohen pikërisht prej tyre.

Dashi: Vjehrre e drejtpërdrejtë
Vjehrrat e shenjës se dashit e shprehin drejtpërdrejt atë qe mendojnë, pavarësisht sesi mund ta marre tjetri. Nga ana tjetër kur dikush iu hyn ne zemër bëjnë gjithçka qe ai te ndihet sa me mire.

Demi: Vjehrre e përkujdesur
Vjehrrat e shenjës se demit janë tradicionale. Ato kujdesen për te përgatitur gatime te shijshme dhe duan te rrethohen shpesh nga familjaret. Tejet mbrojtëse, ato bëjnë gjithçka qe te merren vesh me se miri me personin e ri te familjes pasi kane gjithmonë nevoje për paqe.

Binjaket: Vjehrre e komunikueshme
Vjehrrat e shenjës se binjakeve janë te arsyeshme dhe komunikojnë për çdo gjë me pjesëtarin e ri te familjes. Ato janë te buta dhe tolerante, por kur iu bien ne qafe nuk i kursejnë fjalët.

Gaforrja: Vjehrre posesive
Vjehrrat e shenjës se gaforres janë shume mbrojtëse për fëmijët dhe mendojnë gjithmonë se ata kane nevoje për te ashtu siç kishin kur ishin fëmijë. Ato e kane disi te vështirë ambientimin me një pjesëtar te ri dhe duan dike te qete e te matur qe te mos ua “vjedhë” te voglin e tyre.

Luani: Vjehrre e ashpër
Vjehrrat e shenjës se Luanit i shohin me ashpërsi pjesëtarët e rinj e madhe mund t’i gjykojnë. Ato kane nevoje te dëgjojnë gjithmonë se kane vendin e tyre ne familje qe askush nuk mund t’ua zërë. Kur dikush mundohet t’i mbaje larg fëmijëve ato bëhen te tmerrshme.

Virgjëresha: Vjehrre e vëmendshme
Vjehrrat virgjëresha duan te përkujdesen për gjithë familjen dhe tregohen te vëmendshme me çdo pjesëtar, te vjetër apo te ri.

Peshorja: Vjehrre e mrekullueshme
Vjehrrat e shenjës se peshores janë te vëmendshme ndaj gjithkujt dhe bëjnë gjithçka për te ruajtur harmoninë ne familje. Ato ruajnë një komunikim te ngrohte edhe me pjesëtarët e rinj dhe mundohen te shmangin sa me shume konfliktet.

Akrepi: Vjehrre mbrojtëse
Vjehrrat e shenjës se Akrepit i mbrojnë tej mase personat e rinj qe futen ne familje dhe mundohen te jene sa me mikpritëse. Ndonjëherë kritikojnë edhe fëmijët për te mirën e tyre.

Shigjetari: Vjehrre e këndshme
Vjehrrat e shenjës se shigjetarit nuk i durojnë dot ironite dhe nëse pjesëtari i ri ju pëlqen me shikim te pare e trajtojnë me se miri dhe e mbajnë pranë.

Bricjapi: Vjehrre e largët
Vjehrrat e shenjës se bricjapit nuk janë shume te afruara. Ato mundohen te mbajne distance me pjesëtarët e rinj pasi ju duket se ne te kundërt mund te humbasin pozitën qe kane.

Ujori: Vjehrre “fun”
Vjehrrat e shenjës se ujorit janë shume te këndshme dhe argëtuese. Atyre ju pëlqen te shoqërohen, te dalin për kafe, te diskutojnë e te qeshin me pjesëtarët e rinj te familjes.

Peshqit: Vjehrre e ndjeshme
Vjehrrat e shenjës se peshqve janë shume te ndjeshme dhe gjithmonë te disponueshme për familjen. Ato japin shume dashuri dhe ngrohtësi.

Related Articles

Back to top button