Magazina

Dy metoda efektive se si ta pastroni njollën e stilolapsit nga rrobat

Sa e sa rroba kemi prishur, vetëm prej njollave! E nëse këto të fundit mund të pastroheshin, padyshim se tani do të kishim më shumë rroba në dollapin tonë.

Por, fajtorë kemi qenë vetë ne, që me metodën e gabuar, i kemi bërë më keq!

Njollat e stilolapsit thuhet se janë më të këqijat për t’u pastruar, ndaj Living do t’ju mësojë dy metoda shumë të thjeshta se si të shpëtoni prej tyre pa dëmtuar rrobën.

Vendosni një letër mbi copën e ndotur me njollë stilolapsi dhe me ndihmën e një pikatoreje spërkatni njollën me alkool. Boja duhet të fillojë të shpërbëhet menjëherë dhe në këtë moment ju duhet ta fërkoni me një sfungjer për rreth 15 minuta. Shpëlajeni me ujë të rrjedhshëm dhe do të shihni se njolla do të jetë zhdukur.

Një metodë tjetër efikase është të spërkasni njollën me sprajt, por vetëm nëse përqëndrimi i alkoolit është i lartë! Nëse sprajti nuk përmban alkool, njolla nuk do të largohet.

Related Articles

Back to top button