Lajme

Fondi humanitar “Rahovica” ndihmon Shtëpinë e Shëndetit (video)

Fondi Humanitar Rahovica me selinë e saj në Zvicër ka shpreh deshirë të ndihmojë Shtepinë e Shëndetit në Preshevë me dhurimin e 4 shtretërve levizëse dhe disa monitorë.

Këto donancione të ardhur nga Zvicra zbarkuan në Shtepinë e Shëndetit ku u pritën nga drejtori i këtij instuticioni shëndetsor Driton Salihu dhe nga dr.Desaret Murati kryeshef i praksës së përgjithshme.

Remzi Sylejmani nga fshati Rahovicë i cili jeton dhe vepron në Zvicër njëherit perfaqësues i fondit humanitar “Rahovica” për portalin presheva.com tha se ne si fond humanitar e kemi parë se ka nevoje Shtepia e Shendetit për ndihma, kemi sjellur sot 4 shtretër levizës 2 për ambulancën në fshatin Rahovicë dhe dy ketu për Shtepinë e Shëndetit Preshevë.

Ai tha se ne që jetojmë në perëndim kemi pak fjalë por për punë më shumë.

Driton Salihu drejtor i Shtepisë së Shëndetit në Preshevë për portalin tonë tha se faleminderojmë bashkatdhetarët që jetojnë në boten e jashtme sidomos fondit humanitar për keto ndihma të sjellura jemi mirnjohës, andaj cdo ndihmë për Shtepinë e Shëndetit është e mirseardhur.

Keto dy shtretër levizës do të përdoren për pacientët e praksës së përgjithshme.

Related Articles

Back to top button