Magazina

Kapet në Filipine një lakuriq nate gjigand, pothuaj 2 metra

Përbindëshi i gjetur në Filipine njihet ndryshe si “dhelpra fluturuese me kurorë të artë gjigande”. S’është veçse një lakuriq nate i madh me krahë që shkojnë deri në 1.80 m të shtrirë. I mbështjell rreth trupit si një pardesy. Asgjë ndryshe nga filmat me vampirë. Ky lloj lakuriqi mund të fluturojë gjatë natës dhe të bëjë distanca deri në 40 km në kërkim të ushqimit.

Jeton në shpella dhe pyje tropikale të regjionit Sarangani, në Filipine. Disa veçori të tij janë: hunda si e qenit, veshët me majë jo të rrumbullakët si shumica e lakuriqëve. Kjo është arsyeja pse e quajnë lakuriqi dhelpër. Ky lloj lakuriqi është shumë i rëndësishëm për ekositemin e pyllit sepse ekskrementet e tij janë fertilizuese. Eshtë specie në rrezik për zhdukje.

Related Articles

Back to top button