Magazina

Më mirë dy hamburgera, se një pjatë me patate të skuqura

Duhet thënë që në fillim se të hash në fast food nuk është gjëja më e mirë për ty, por ka një mënyrë për ta pakësuar sadopak këtë “mëkat”.

Në vend që të porositni një hamburger me patate të skuqura, është më mirë që të porositni një hamburger të dytë, sipas një dietologu.

Kur porositni patate, ju e katërfishoni proteinën e nevojshme, që ju mban të tejngopur më gjatë, tha Emily Field, e cila është një dietologe e regjistruar në Mineapolis të Minesotas në SHBA.

Kështu që të lësh patatet e skuqura për një hamburger të dytë, do të thotë t’i reduktosh kaloritë e përgjithshme për pjesën e mbetur të ditës.

Gjithashtu, në këtë mënyrë reduktoni edhe sasinë e karbohidrateve që konsumoni. Sepse ndërkohë që karbohidratet janë të rëndësishme për shëndetin tuaj, një tepri e tyre lidhet direkt me shtimin e peshës.

Një hamburger i McDonalds ose i kompanive të tjera të ngjashme ka 250 kalori dhe 13 g proteina. Një racion mesatar patatesh të skuqura ka mbi 337 kalori dhe vetëm 3.3g proteina.

Kur vjen puna te karbohidratet, hamburgeri ka 31g ndërsa patatet e skuqura plot 42.

Patatet kanë yndyrna të ngopura deri në 3g, krahasuara me 1.5g të hamburgerit.

Karbohidratet ndikojnë direkt te niveli i sheqerit në gjak, kështu që ky ndryshim i thjeshtë do ndihmonte që niveli të rrinte i qëndrueshëm.

Kjo është edhe më e rëndësishme për diabetikët. Në përiudhën afatgjatë, sheqeri i pakontrolluar në gjak mund të dëmtojë edhe damarët që furnizojnë me gjak organe të rëndësishme, si zemra, sytë dhe nervat, sipas Klinikës Mayo.

Related Articles

Back to top button