Lajme
Një çiklist i lënduar rëndë nga një aksident në autostradën afër Bujanocit
Në aksidentin i cili ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në autostradën afër Bujanocit një çiklist 48 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë, njofton stacioni policior i Vranjës.
Aksidenti u shkaktua nga një automjet transportues i mallërave i markës “Volvo” me rimorkio, me targa të Beogradit, sipas raportit policorë çiklisti ka pësuar lendime serioze, ku ndihma e parë i është dhënë në Qendrën shëndetësore në Vranjë, dhe më pasë është dërguar me urgjencë në Qendrën klinike të Nishit për trajtime të mëtejshme.
Policia ka thënë se çiklisti po lëvizte nëpër rrugë ku trafiku i biçikletave ishte rreptësisht i ndaluar, me çrast për këtë çiklisti do të marrë një denim për kundërvajtje dhe do të i paraqitet kundër tij.