Lajme

Tre vëllezërit Ademi nga Corrotica e Preshevës, tre heroj të gjallë që i ngritën nam vendit dhe familjes!

Këta janë tre vëllëzërit Ademi, Zekerijahu, Irfani dhe Fahredini të lindur në fshatin Corroticë të Preshevës, por që kur iu kishte vdekur e ëma shumë të vegjël kishin mbetur jetim dhe ishin kthyer në qytetin Kakanj të BH-së për të jetuar te gjtshi i tyre i cili ishte gjallë në atë kohë.
Meqë, babai i tyre Ismaili punonte në Austri për një kohë nuk kishin ndonjë krizë ekonomike për ti ndihmuar, por jeta e tyre ishte kthyer në tmerr pas tragjedisë që kishte pësuar babai i tyre duke i lënë vërtet jetim të dyfyshtë, ata tani mbetën, as pa nënë dhe as pa babë.
Ata nuk kishin rrugë tjetër dhe të vegjël u larguan nga fshati për tu strehuar te të afërmit e tyre të nënës së ndjerë në BH.
Zekerijahu ishte djali i madh dhe tani ka rreth 53 vjet dhe qysh si fëmijë u desht të zëvendësohet dhe të bëhet prindër dhe të kujdeset për vëllëzërit e tij. Ai qysh i ri, së pari shkoi në Pula të Kroacisë në shkollim për kamarierë dhe pasi e kreu shkollimin e mesëm u punësua atje dhe menjëherë filloi të mbante familjen. Imrani dhe Fahredini kishin mbetur te gjyshi i tyre në Kakanj, ndërsa një vëlla tjetër Ridvani kishte mbetur të jetonte të familja e babait të tyre në fshat.
Historia e këtyre tre vëllëzërve sa është interesante, aq edhe tragjike dhe trishtuese. Atyre, më vonë i kishte vdekur edhe gjyshi në Kakanj dhe kështu kishin mbetur edhe më keq, pa më të dashurin më të afërt, që kujdeset për ta. Me fillimin e luftës në Kroaci Zekerijahu duke mos hezituar aspak iu kishte bashkangjitur ushtrisë kroate nga orët e para kundër agresionit serb. Ai më vonë ishte plagosur në frontin e Dalmacisë dhe tani është invalid i luftës së Kroacisë.
Ai sot jeton në Pula të Kroacisë dhe shquhet për aktivitete të ndryshme që bëhen në Kroaci si për çështjen shqiptare, por edhe për atë boshnjake.
Zekerijahu ka 30 vjet që nuk e ka vizituar vendlindjen e tij Corroticën, aty ku i ka varret e prindërve të tij.
Ndërsa, dy vëllēzërit në foto Irfani dhe Fahrudini, po ashtu ishin pjesë e luftës në BH, që të dytë kishin luftuar kundër çetnikëve serb, kurse Fahredini edhe i plagosur rëndë dhe tani invalid i luftës. Ai ishte dekoruar me medalen më të lartë “Lilani i artë” nga ish presidenti Alija Izetbegoviq për kontribut dhe trimëri në luftë. Kjo familje heroike me një histori të dhimbshme e tragjike, nga 4 vëllēzër sa ishin kishin dalur tre heroj të gjallë të cilët kishin ndihmuar jo vetëm vendin ku jetonin, por Fahrudini kishte ndihmuar edhe gjatë luftës së Kosovës duke bartur armatime të ndryshme nga BH’ja për në Kosovë e gjetiu. Edhe pse ishte i plagosur nuk ishte ndalur kurrë së vepruari. Këta jo vetëm që kishin bërë krenari për vendin e tyre, por edhe familjen nuk e kishin koritur duke i dhënë nam dhe vlera tē pamohueshme.

Shkruar nga Fehmi Ramadani

Related Articles

Back to top button