Magazina

Pozicioni në të cilën fle femra zbulon karakterin e saj

A e keni ditur që edhe pozita në të cilën flini mund të zbulojë diçka për personalitetin dhe karakterin tuaj? Po, është e saktë, thonë psikologët.

Disa prej nesh flemë në shpinë, të tjerët në stomak, disa me këmbë të mbledhura, ndërsa të tjerët shtrihen në tërë krevatin…

Nëse dëshironi të mësoni diçka për partneren tuaj apo nëse ju vetë i takoni gjinisë së bukur, shikoni se çfarë flet për ju pozita në të cilën flini.

1. Rënia e lirë

 

Nëse flini në stomak, me duar nën jastëkë, kjo pozitë quhet rënie e lirë. Ju jeni person social, i hapur, i ngrohtë dhe mikpritës.

2. Përqafimi i jastëkut

Nëse përqafoni jastëkun derisa jeni në gjumë, kjo do të thotë që jeni person të cilit njerëzit i besojnë dhe shpesh i rrëfehen në besim, apo ndonjëherë mund të jeni tepër e hapur dhe naive.

3. Gërhitja në shpinë

A gërhitni? Nëse gërhitni shumë, partneri juaj me siguri kalon net të ankthshme. Në rastin e këtillë, ekziston mundësia që nuk bëni gjumë të mjaftueshëm.

Related Articles

Back to top button