Shitet diamanti me i shtrenjte ne botë, zbulohet shifra marramendëse
Nuk thonë kot që “Diamantet janë shokët më të mirë të femrave”. Çdo kush e ëndërron një të tillë, por rrallë kush ka mundësi ta blejë atë. Kjo për shkak të çmimit shumë të lartë të tyre. Diamantet janë një nga asetet më me vlerë në të gjithë botën.
Diamanti më i shtrenjtë në botë është shitur gjatë një ankandi të zhvilluar në Gjenevë. Ai është 12.03 karat dhe ka një ngjyrë blu jashtëzakonisht të bukur, prandaj edhe është quajtur “Hëna blu.”
Diamanti është blerë nga koleksionisti Joseph Lau, nga Hong-Kongu për 48,4 milion dollarë. Ai e ka blerë këtë diamant për tia dhuruar vajzës së tij, e cila është vetëm 7 vjeç.
Kështu ajo shton edhe këtë diamant në koleksionin e saj të gurëve të çmuar. Një ditë më parë, Lau i bleu një diamant rozë 16.08 karat, për 28.5 milion dollarë. Kurse, në vitin e parë të lindjestë saj, i bleu një tjetër diamant blu, me vlerë 9.5 milionë dollarë.