Studimet zbuluan se në qoftë se keni shumë miq në Facebook jeni një materialist
Ozimek dhe ekipi i tij i kërkuesve i mblodhën të dhënat e tyre përmes një pyetësori online të kryer në 242 përdorues të Facebook. Aty kanë kërkuar që këta përdorues të plotësonin një pyetësor ku duhet të thonin se sa shumë ishin dakord me një seri deklaratash që pasqyronin nivelet e tyre të aktivitetit në Facebook dhe nivelet e tyre të materializmit, si: “jeta ime do të ishte më mirë nëse do të kisha në zotërim gjëra të caktuara që nuk i kam” dhe ” shumë miq të Facebook kontribuojnë në më shumë sukses në jetën time personale dhe profesionale “.
Ata zbuluan se kishte lidhje të forta mes niveleve të larta të materializmit dhe aktivitetit intensiv të Facebook. Për të shpjeguar rezultatet e tyre, shkencëtarët zhvilluan The Social Self-Regulation Theory, e cila thotë se njerëzit përdorin mediat sociale si një mjet për të monitoruar dhe arritur qëllimet e tyre. Për njerëzit materialistë, ka të bëjë me monitorimin se sa larg janë drejt qëllimi të tyre për tu bërë të pasur, pohojnë kërkuesit.