Magazina

Truk i çuditshëm për tharje rrobash: Shpejt dhe racionale, pa makinë!

Ky është truk i vjetër i tharjes së rrobave, por gjithashtu edhe i shkëlqyeshëm për ambientin, pasi nuk shpenzon energji shtesë.

Dëshironi të thani shpejt rrobat, por nuk keni makinë tharëse? Ky truk do t’ju kursejë energji, por edhe kohën e tharjes së rrobave tuaja.

Si funksionon

Merrni rrobën e njomur, vini në këse najloni dhe futeni në frigorifer me ngrirje të thellë. Ndoshta ju duket e çuditshme, por ka efekt! – transmeton Telegrafi.

Ky është truku i vjetër i tharjes, por gjithashtu edhe i shkëlqyeshëm për ambientin, pasi nuk shpenzon energji shtesë.

Në të vërtetë, ajri i ftohtë është shumë i thatë. Ai shkakton avullimin e lagështisë, prandaj rrobat janë pothuajse të thata, edhe pse në momentin e parë do të duken të ngurta.

Pasi t’i nxirrni rrobat nga frigoriferi, hiqeni akullin nga sipërfaqja dhe lëreni rrobat një kohë në telin e tharjes ose hekurosni.

E keni provuar ndonjëherë këtë truk?

Related Articles

Back to top button