Magazina

Burgoset 96-vjeçari gjerman që vrau hebrenjtë në Auschwitz

Një 96-vjeçar gjerman është urdhëruar që të mbajë burgim prej katër vjetësh për rolin që pati në vrasjen e hebrenjve në Auschwitz, ka njoftuar një gjykatë në Gjermani.

Oskar Groening ishte i njohur si “llogaritari i Auschwitzit” për shkak se punonte si llogaritar i parave që nazistët merrnin nga viktimat në kampin famëkeq në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai ishte dënuar me katër vjet burgim në vitin 2015 mirëpo shkaku i shëndetit dhe moshës mbajtja e dënimit ishte shtyrë.

Sot, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka urdhëruar se ai duhet të shkojë në burg pasi refuzoi një apel të një gjykate më të ulët.

Gjykata mohoi argumentin e avokatëve të Groeningut, të cilët ishin arsyetuar se burgimi prej katër vjetësh ishte shkelje e të drejtave për jetë.

Ai ishte shpallur fajtor për vrasje në 300 mijë raste, që do të thotë se ishte e rëndësishme që të mbante burgimin, ka njoftuar gjykata.

Related Articles

Back to top button