Magazina

A e dini pse Muhammedi (a.s.) hante gjithmonë rrush të thatë?

I Lartësuar është Allahu, shiko numrin e sëmundjeve që kuron rrushi i thatë dhe efektet e tij në organizmin e njeriut. Rushi i thatë “Zebib”, të cilin Profeti(a.s) e pëlqente dhe i këshillonte të tjerët që me të, të nxirrnin zekatin e Fitrit, ka dobi të jashtëzakonshme për trupin e njeriut, por, shumë njerëz janë të pavëmendshëm ndaj tij. Më poshtë po rendisim dobitë e tij.

Vlerat ushqyese të rrushit të thatë: Profeti(a.s) na ka porositur që ta konsumojmë rrushin e thatë “Zebibin”. “Zebibi” është rrush i thatë, i cili mund të jetë i zi ose i verdhë, me ose pa bërthama. Karakteristikë e tijë është se ai është si rrushi i freskët dhe përmban potasium, fosfor, kalcium, magnezium, bakër, hekur, fibra, karbohidrate, vitamin B, C dhe sheqerna, është i pasur me substanca anti-oksidante, ka një rol të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve të aparatit të fyrmarrjes dhe aparatit tretës.

Dobitë mjekësore të rrushit të thatë: Ulë presionin e lartë të gjakut; Ul nivelin e kolesterolit në gjak; Të mbron nga sëmundjet e zemrës; Është qetësues për kollën, pasi ta kemi zier atë në ujë; Largon gëlbazën; Lufton mikrobet dhe viruset; Antioksidant; Parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë; Largon nga trupi helmet; Pakëson gjakderdhjen gjatë periodave; Forcon shpretkën, mëlçinë dhe stomakun; Forcon kujtesën; Të mbron nga kanceri i zorrës së trashë; Të mbron sytë nga sëmundjet; Lufton dobësimin e kockave; Është kundër infeksioneve; Është qetësues; Të pastron gjakun; Pastron dhe qartëson zërin

Sëmundjet që shëron rrushi i thatë: Kapsllëkun; Majasëllin;Prishjen e dhëmbëve; Infeksionin e bajameve; Reumatizmën dhe infeksionin e kyçeve; Sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit; Kequshqyerja dhe nënpesha; Infeksionet në fyt; Sëmundjet e mushkrive dhe kraharorit; Sëmundjet e veshkave, fshikëzës dhe gurëve në kanalin urinar; Urinimin me vështirësi; Malarjen; Sëmundjen e Cermës; Migrenën; Verdhëzën; Leuçeminë; Sëmundjet e stomakut; Aciditetet e stomakut; Pezmatimin e zorrëve; Kruarjet në lëkurë; Linë; Favus në kokë(sëmundje që godet lëkurën e kokës).

Related Articles

Back to top button