Magazina
Baluket në kombinim me gërshetin në maje të kokës
Kjo frizurë bëhet në atë mënyrë që t’i krihni mirë flokët dhe drejt të lidhni bishtin lart.
Ndani një pjesë të flokëve, të cilat i përshtaten dendësisë së dëshiruar të ballukeve të rreme, dhe mbështillni në drejtim të ballit.
Gjatësinë e ballukeve e përcaktoni në raport me skajet e flokëve.
Formoni balluket si edhe te frizurat e mëparshme dhe kapni me shnolla dhe, natyrisht, sipër asaj pjese tërhiqni shiritin e flokëve.
Pjesën e mbetur të bishtit shprisheni në mënyrë të çrregullt, shtrëngojeni dhe bëjeni gërshetin, të cilin, gjithashtu e fiksoni me shnolla. Kjo është frizurë për çdo rast.
Balluket e rreme mund t’i formësoni sipas dëshirës, t’i thani me tharëse flokësh, t’i hekurosni dhe t’i bëni me llak flokësh.