Magazina

Gjërat që një djalë pëlqen tek një vajzë, por nuk i thotë me zë të lartë

Dëshiron që të tërheqësh vëmendjen e një djali?

Nuk mjafton vetëm që të dukesh e bukur që të ndërtosh një marrëdhënie të gjatë dhe të lumtur. Ne do t’ju bëjmë një listë të tipareve që janë shumë më të rëndësishme se bukuria.

1. Buzëqeshja. Jo vetëm që i bën vajzat të duken më atraktive, por gjithashtu i bën meshkujt që të ndihen më të sigurt në vetëvete kur janë përballë tyre

2. Aftësitë në gatim. Kjo është një nga mënyrat më të mira për të fituar zemrën një njeriu

3. Ndonjëherë është shumë e rëndësishme që të mos qëndrosh gjatë gjithë kohës serioze, por ta lësh veten e lirë

4. Flokë të gjatë dhe të çrregullt. Kjo është gjithmonë e lidhur me freskinë e një vajze

5. Kujdesi ndaj tyre. Çdo djalë dëshiron që e dashura e tyre të shndërrohet në një nënë që të kujdeset për ta kur ndihen të pafuqishëm

6. Të jesh e vërtetë dhe natyrale. Një grua e vërtetë nuk ka nevojë të hiqet si dikush tjetër apo të veprojë në mënyrë të panatyrshme. Djemtë e urrejnë këtë gjë

7. Të pasme të mëdha. Ato lidhen me fertilitetin dhe thuhet se vajzat me të pasme të mëdha lindin fëmijë më të shëndetshëm dhe më të zgjuar

8. Mirësia. Vetëm një grua e mirë dhe e ndjeshme do të jetë aty pranë tij kur ai të ketë nevojë

9. Një vajzë e realizuar dhe e përmbushur në vetëvete. Një grua që përpiqet që të realizojë qëllimet e veta, gjithmonë ka pëlqimin e një djali

10. Zëri i lartë. Ju mund ta cilësoni si acaruese, por kjo e bën një grua më të bukur dhe më të re në moshë

11. Të jetë e hapur për kompromise. Njerëzit që mendojnë se kanë gjithnjë të drejtë, janë shumë të vështirë për të komunikuar me to.

12. Instikti i nënës. Në fund të fundit, njerëzit mendojnë për fëmijët e ardhshëm dhe djemtë i duan ata vajza që dinë të kujdesen për një fëmijë

13. Buzët e kuqe. Kjo i bën femrat më joshëse dhe të parezistueshme për një mashkull

14. Sensi i humorit. Jo vetëm djemtë, por asnjë nuk dëshiron që të ketë afër një njeri që nuk qesh kurrë.

15. Të shijojë jetën. Një partner ankues, nuk është ajo që të gjithë dëshirojmë, apo jo?

16. Lëkura e bardhë, e pa nxirë nga dielli. Kjo nxit imagjinatën e djemve.

Related Articles

Back to top button