Magazina

Ja pse janari konsiderohet si muaji më i mërzitshëm i vitit

Muaji janar është një nga muajit më të shëmtuar të vitit dhe këtë nuk e thonë vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe studiuesit. Kjo pasi, ky muaj shënon fillim zyrtar të vitit të ri dhe ka pesë arsye që e bëjnë atë një ndër muajt “më të keq” të vitit.

1.Është muaji i parë i vitit:

Janari nuk është i vetmi muaj që numëron 31 ditë, por të nisësh vitin duke menduar se janë aq shumë ndonjëherë mund të kthehet në një gjendje pezmatuese. Të paktën na ngushëllon shkurti që ka më pak ditë në dispozicion.

2.Janë të gjithë në dietë:

Fjalia më e shpeshtë që dëgjoni gjatë gjithë janarit është ‘’Kam ngrënë shumë mish dhe bakllava, duhet të nis dietën’’. Si pasojë, edhe ju mund të ndikoheni nga ata. Keni dy zgjidhje: të kaloni pasditet vetëm duke ngrënë sa dhe si doni, ose të dëgjoni miqtë tuaj të mërzitshëm.

3.Rifillon puna:

Ndryshe nga shtatori, ku ditët janë më të gjata dhe të ngrohta, rikthimi në punë në janar mund të shndërrohet në një makth të vërtetë. Për të mos harruar që temperaturat e ftohta dhe virozat e stinës e përkeqësojnë akoma dhe më shumë situatën. Eh, kush nuk do të donte të ishte akoma poshtë jorganit duke shijuar një film e ngrënë çokollata.

4.Jeni më të varfër se kurrë:

Data 3 janar dhe në xhep ju kanë mbetur vetëm lekët për një kafe dhe ujë pa gaz? Mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit. Shpenzimet e festave, uljet në qendra tregtare si dhe moria e dhuratave që keni bërë gjatë dhjetorit me siguri ua kanë boshatisur portofolin dhe llogarinë në bankë.

5.Është muaji i ‘’Blue Monday’’:

Nëse menduat se të gjitha arsyet për të konsideruar janarin si një muaj tersi morën fund, mos harroni edhe ‘’Blue Monday’’ ose ‘’Të hënën blu’’. Blue Monday gjithmonë bie në fillim të javës së tretë të janarit dhe është llogaritur shkencërisht nga ish-petagogu i ‘’Cardi University’’ si dita më e dëshpëruar e vitit.

Related Articles

Back to top button