Mishi i përpunuar shton rrezikun e kësaj sëmundje të rëndë
Kanceri i prostatës është sëmundja më e zakonshme në Britaninë e Madhe te meshkujt.
Ushqimi i mishit të përpunuar mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të gjendjes, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Kanceri i prostatës zakonisht zhvillohet ngadalë, kështu që shenjat dhe simptomat e gjendjes janë të vështira për t’u identifikuar.
Më shumë se 40,000 raste të reja të kancerit diagnostikohen çdo vit dhe ngrënia e ushqimeve specifike mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të gjendjes.
“Ka prova të mjaftueshme se mishi i përpunuar rrit mundësitë e kancerit”, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton KP.
Konsumimi i frutave dhe perimeve, dhe dieta e pasur me fibra, mund të ulë rrezikun e kancerit të prostatës, kanë pohuar edhe shkencëtarët.
Në rastin e mishit të përpunuar, ky klasifikim bazohet në dëshmi të mjaftueshme nga studimet epidemiologjike se mishi i përpunuar shkakton kancer kolorektal.